• Latest
  • Trending
  • All

VOA: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit, nuk ka më profesionistë

11/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VOA: Largimi i të rinjve pengon zhvillimin e turizmit, nuk ka më profesionistë

11/09/2022
in Aktualitet

Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqise punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje. Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik. Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.

Kam më shumë se 5 vjet që merrem me guidën turistike. Ka qenë një dëshirë e imja për t’i njohur turistët e huaj me qytetin tim, Gjirokastrën. E fillova si guidë vullnetare dhe më pas u pranova nga Bashkia në grupin e guidave sezonale të qytetit”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por ndërsa turizmi po rritet, sidomos në qendrën historike të Gjirokastrës, nevojat për shërbime turistike bëhen edhe më të mëdha.

Shpëtim Hora, specialist pranë Qendrës së Formimit Profesioanl që mbulon disa kurse përfshirë udhërrëfyesit turistik, thotë se nga janari deri në korrik të këtij viti nga rreth 600 kursantë të regjistruar rreth 170 kanë qenë në fushën e turizmit.

“Pjesa e turizmit zë një nga pjesët më të madhe të kurseve tona. Disa nga kurset që zhvillojmë në fushën e turizmit janë udhërrëfimi turistik, kursi i guzhinës, shërbime në hoteleri- turizëm, shërbime në bujtina, bar restorant . Në total për periudhën nga janari në korrik kemi pasur 600 kursantë të regjistruar nga të cilët 170 të rinj kanë qenë në kurset për turizmin”.

Vetëm në kurset e udhërrëfyesve janë kualifikur 33 të rinj, thotë më tej zoti Hora . Por sipas tij largimi i të rinjve që kualifikohen jashtë vendit sjell probleme për sektorin turistik.

“Fatkeqësisht kjo është një dukuri që po ndodh në kohët e sotme sidomos në Qarkun e Gjirokastrës. Vjen pak nga papunësia, pak nga dëshira për të parë diçka të re, nga pagat e ulta e shumë faktorë të tjerë.”

Zoti Hora thotë se ata bashkëpunojnë me sipërmarrjet sidomos në aspektin e praktikave profesionale.

“Në përgjithësi të gjitha bizneset nuk po gjejnë forcë të kualifikuar jo e jo, por kanë problem të gjejnë forcë punëtore. Ne kemi bashkëpunime të mira me bizneset dhe zhvillojmë edhe praktikat profesionale pranë tyre. Dikush që bën kursin e guzhinës e zhvillon praktikën pranë restaranteve në Gjirokastër dhe përpiqemi në përgjithësi t`i nxisim të rinjtë të qëndrojnë këtu.”

Më të prekur nga nevojat për punonjës në shërbime turistike janë hotelet dhe restorantet. Hysen Kodra, sipërmarrës në dy hotele dhe një restorant thotë se sfida më e madhe po shfaqet me munegsën e punonjësve.

“Tani po kërkojmë thjesht punëtorë, thotë ai dhe po përpiqemi t`i aftësojmë, por edhe me ata ndodh që pasi mësojnë punën largohen jashtë . E kemi ndier mungesën e fuqisë punëtore që në fillim të sezonit që kërkonim e s`gjenim që nga kamarierët, guzhinierët, ndihmësit në proçese të ndryshme shërbimi.”

Zoti Kodra thotë se do të shohin si mundësi edhe punësimin e emigrantëve të huaj sidomos gjatë sezonit turistik, kur nevojat janë të mëdha. Në disa zona turistike në Shqipëri restoranet dhe hotelet po tërheqin fuqi punëtore nga jashtë për të përballuar nevojat.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2021 ishte rreth 9 mijë, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me vitin 2020.

Sipas INSTAT arsyeja për punësim ishte kryesorja e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri gjatë vitit të shkuar me rreth 47,7 % . Ndërkohë që Gjirokastra shënon një rritje të ndjshme të turistëve, këtë vit ajo po shfaq nevojën edhe të fuqisë punëtore sezonale.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë në Bashkinë Gjirokstër, Blerim Kore, thotë se mbi 220 sipërmarrje turistike kanë rritur ofertën për punë.

“Prej fillimit të vitit deri në fund të gushtit janë mbi 90 mijë turistë të huaj që kanë vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore si në Gjirokastër edhe në rrethina. Kjo vizitueshmëri ka qenë e rëndësishme jo vetëm për gjallërimin e qytetit, por në veçanti për nxitjen e sektorit të turizmi dhe zhvillimit të sipërmarrjeve që sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës”.

Qarku i Gjrokastrës është më i prekuri në Shqipëri nga emigrimi sidomos i të rinjve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar të këtij viti qarku që përfshin Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën shënonte 55 mijë banorë nga rreth 58 mijë që regjistronte në 2021.

Ndërsa në pesë vitet e fundit qarku ka humbur rreth 11 mijë banorë pjesa dërmuese e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga pesë vite më parë kur të rinjtë emigronin kryesisht në Greqinë fqinje dhe ktheheshin në Shqipëri edhe për punësim sezonal tani emigrimi i tyre është drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Veriore.

Studente në ekonomi, Vikjana thotë se e nisi vullnetarisht këtë angazhim dhe tani ndihet mirë që është përfshirë nga Bashkia e Gjirokastrës në grupin e rreth 10 të rinjve që punojnë në mënyrë sezonale si udhërrëfyes turistik./VOA

Previous Post

Vuçiq: Perëndimi po propozon “kornizë të re” për dialogun Kosovë-Serbi

Next Post

“Tensionet Turqi-Greqi po rriten”/ Ekspertët amerikanë: Mund të shkaktojnë përçarje në unitetin e NATO-s 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

"Tensionet Turqi-Greqi po rriten"/ Ekspertët amerikanë: Mund të shkaktojnë përçarje në unitetin e NATO-s 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.