• Latest
  • Trending
  • All

VOA: Ekspertët flasin për korrupsion në nivele të larta të qeverisjes

14/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VOA: Ekspertët flasin për korrupsion në nivele të larta të qeverisjes

14/01/2023
in Aktualitet

Në Tiranë, gjykata dha masën e “arrestit me burg” për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, një tjetër zyrtar të kësaj ministrie, si dhe një përmbarues privat, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre me pasoja 1.2 milionë euro në arkën e shtetit.

Ekspertë të pavarur të ekonomisë, pohuan se ky rast, si dhe gjetja e një sasie të konsiderueshme eurosh cash në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, nxitin dyshimet për korrupsion në nivele të larta. Ata shpresojnë që sistemi i reformuar i drejtësisë do të kryejë hetime të thelluara për të dy rastet, duke dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjykata konfirmoi në Tiranë arrestin me burg për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin e çështjeve ligjore në po atë ministri si dhe një përmbarues privat, të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre me pasoja deri 1.3 milionë dollarë.
Prokuroria dyshon se ata rikompensuan për një pronë në shkelje të ligjit një ish pronar, i cili nuk ka qenë asnjëherë i tillë.

Kjo ngjarje si dhe vjedhja e një sasie të konsiderueshme eurosh në cash nga banesa e një ish shefe të rëndësishme të ministrisë së financave dhe të kabinetit të ish-zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, kthyen sërish vëmendjen e opinionit publik dhe ekspertëve të ekonomisë tek korrupsioni i lartë qeveritar.Studiuesit shprehën shqetësim dhe kërkuan hetime të thelluara për këto dy ngjarje, të cilat megjithë prezumimin e pafajësisë së zyrtarëve, dëshmojnë për gjendjen kritike ku ka zbritur, sipas tyre, administrata e kësaj fushe sa u takon profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.

Profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, më herët ministër financash e ekonomie, protagonist në administrimin e sistemit ekonomik dhe bankar të vendit, thotë se ndjen keqardhje për ministrinë e financave, që përmendet në të dy ngjarjet, të cilat janë nën hetim e sipër, dhe që meritojnë një hetim të thelluar.

“Dobësimi i besueshmërisë tek administrata publike për shkak të ndryshimeve të shpeshta, apo pasigurisë se çfarë ndodh, një lloj presioni i vazhdueshëm mbi ta për të kryer veprime, të cilat në vetëdijen e nëpunësve të shtetit nuk janë të ligjshme na kanë çuar në këtë situatë, e cila është zhgënjyese. Në këto 30 vjet ne duhet të kishim konsoliduar administratën publike në çdo nivel”, thotë zoti Malaj.

Ndërsa eksperti Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Albkonfindustria, thotë se Shqipëria po përballet me dy lloj korrupsioni: korrupsioni i njohur si shkelja e ligjit, dhe nga kapja e shtetit, korrupsioni me ligj nga politika. Ato janë probleme të përsëritura në shumë raporte vendase dhe ndëkombëtare, por bëhet ende pak për shmangien e tyre, ndaj duke prezumuar pafajësinë e personave konkretë, ai thekson, se këto dy lloj korrupsioni kanë dëmtuar rëndë tregn dhe demokracinë.

“Është fakt dhe duhet ta pranjmë hapur që Shqipëria nuk ka ekonomi tregu të mirëfilltë, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Shqipëria sot nuk ka demokraci dhe as standarte demokratike, përveçse formale, dhe një nga arsyet kryesore është korrupsioni. Korrupsion në biznes, korrupsion në ekonomi, financa dhe korrupsion në procese demokratike, zgjedhje etj”, thotë zoti Buxhuku.

Problemi kyç i administratës publike, sipas studimeve të ndryshme, është presioni i titullarëve për të shkelur ligjin. Zoti Malaj thotë se ministria e financave duhet të garantojë kredibilitetin e qeverisë në çdo veprim me investimet, shpenzimet, mbledhjes së të ardhurave, nepotismit, korruspionit.

Ai shton se asnjë ministër nuk mund të ketë sukses pa një administratë me integritet të plotë, që nga ana e saj nuk duhet t’u nënshtrohet presionit të titullarëve apo instinkteve përfituese përmes shkeljes së ligjeve. Ka shumë persona që kanë lënë punën për të mos shkelur ligjin dhe janë vënë në vështirësi mbijetese, sipas tij, ndërsa një pjesë tjetër u nënshtrohen presioneve dhe instinkteve për t’u pasuruar sa më shpejt me para të lehta korruptive, por herët ose vonë janë dënuar ose pritet të dënohen për shkak të firmave të tyre, duke lënë të paprekur nivelet e larta të qeverisjes.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përhershme, por ne duhet të sigurohemi që ka nisur të japë produkte ai investim i madh, që është bërë me reformën në drejtësi, që të marrë fund ajo kulturë e mosndëshkueshmërisë. Së dyti ne duhet të sigurohemi që punonjësi të ketë në një krah integritetin dhe në krahun tjetër respektin për ligjin. Puna ecën nëse mbahen këto të dyja. Sapo shkel njërën prej tyre patjetër që do të biesh vitkimë e korrupsionit dhe e shpërdorimit të detyrës”, thotë zoti Malaj.

Ekspertët shpresojnë tek sistemi i drejtësisë dhe tek presioni i rritur i faktorit ndërkombëtar për luftën kundër korrupsionit, i cili sipas tyre ë shtë vendimtar në këto përpjekje.

“Mendoj që Shqipëria është në një fazë delikate për sa i përket korrupsionit, i cili po rrënon ekonominë, konkurrencën dhe tregun e lirë, po detyron shqiptarët të ikin jashtë vendit, po varfëron vendin, si dhe po rrënon demokracinë, duke penguar bërjen e zgjedhjeve me parime demokratike. Shpresoj që kjo punë të vazhdojë, por jam i bindur që nuk mund të vazhdojë pa mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare. Brenda vendit unë e quaj thuajse të pamundur në afat të shkurtër, që ne ta luftojmë vet këtë plagë kaq të madhe të korrupsionit”, thotë zoti Buxhuku.

Pushteti abuziv i nivele të larta që ka arritur të nënshtrojë një pjesë të administratës, duke e përhapur korrupsioin më gjerë, si dhe siguria maksimale e jetëgjatësisë në pushtet janë ndër arsyet kryesore të korrupsionit, ndërsa pasoja më e rëndë sipas tyre, është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti dhe tek qeverisja e fondeve publike, mbledhja dhe përdorimi i taksave, sepse njerëzit shohin rastet sporadike korruptive që dalin, por ende nuk dinë se deri shtrihen fijet e tyre, dhe zbardhja e këtyre mbetet detyrë e drejtësisë./VOA

Previous Post

Banderola kundër Kosovës dhe thirrjet raciste, FIFA dënon Serbinë

Next Post

Rikthehen sirenat e alarmit në Kiev, qytetarët në strehimore

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rikthehen sirenat e alarmit në Kiev, qytetarët në strehimore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.