“Duke u bazuar në biografinë profesionale, sapo menduam se Arben Taravari do të jetë një ministër solid i cili do ta shikojë punën ministrore dhe atë profesionale, ne veç më po shohim një nacionalist të tërbuar i cili mezi pret që të hyjë në konflikt për çështje nacionale, etnike apo partiake. E porosisim të mos bëhet kryelartë, të mos hidhet, por të vetëdijesohet, që të mos vijë koha që ta lusë VMRO-DPMNE-në për diçka”, e porositën sot nga VMRO-DPMNE-ja ministrin e ri të shëndetësisë nga radhët e “Aleanca për Shqiptarët”.
Taravari dje e quajti Ivanovin ushtar të VMRO-DPMNE.






















