“Piter Vanhojte, duke shpalosur qëllimet e Zaevit, ka hapur debat për federalizmin e Republikës së Maqedonisë. Për këtë deklaratë skandaloze të Vanhojtes, LSDM-ja hesht, ashtu siç hesht edhe për deklaratat shokante të deputetes shqiptare, Mesil Doda, e cila në mënyrë direke u kërcënua se në rast se ai heq dorë nga Platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen rreth realizimit të ëndrrës për Iliridën” , thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
“Heshtën edhe kur Ziajdin Sela e mohoi identitetin maqedonas, duke theksuar se para 100 viteve nuk kanë ekzistuar maqedonasit në këto hapësira”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.























