Janë arrestuar sot në Vlorë 2 persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, njëri prej të cilëve, administrator i një lokali.
Policia ka sekuestruar 980 gr kanabis dhe ka arrestuar Xhjusild Osmenaj, 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Orges Delaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm shpërndanin drogë në një lokal, Shërbimet e Policisë u afruan pranë zonës në fjalë dhe pas veprimeve të mëtejshme konstatuan se gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-lokal në lagjen “Ujë i ftohtë”, nën administrimin e shtetasit Xhujsild Osmenaj, u gjetën 5 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Orges Delaj, u gjet një sasi me bimë jeshile e ngjashme me bimën narkotike Cannabis Sattiva. Në total, pesha e përgjithshme e lëndës narkotike rezulton prej 980 gr (gram), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.















