Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi morën peng një 32-vjeçar në Vlorë disa ditë më parë, më 30 maj. Të arrestuarit Damjano Rrapaj 19 vjeç dhe Aleksandër Gjatari 32 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur 29-vjeçari me iniciale K.GJ.
Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë shtetasin Y.K., 32 vjeç, banues në Vlorë, e kanë futur në automjetin e tyre tip “Benz” me targë AA656KC dhe kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të lagjes “Ujë i ftohtë”.
Menjëherë strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe personat e mësipërm pasi kanë parë patrullat që i ndiqnin, kanë lënë të lirë personin e marrë peng, në vendin pranë stacionit të furgonave të Kaninës.
Më pas, gjatë rrugës në ikje, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë braktisur mjetin në Jonufër dhe janë larguar në drejtim të paditur.















