Një oficer policie ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident të ndodhur rreth orës 16:00 në fshatin Fushë-Dukat në Vlorë. Burime nga policia thanë se nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një person i plagosur.
“Sot rreth orës 16:01, është marrë njoftimi se një punonjës policie duke udhëtuar me automjet ka dalë nga rruga dhe për shkak të këtij aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Vlorë-Himarë” pranë fshatit Dukat, ku shtetasi:
Shpëtim Abazaj, 64 vjeç, banues në Vlorë (efektiv policie) duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me automjetin tip “Nisan-Mikro” me targë: AA 935 NL, ka dale nga ky aks rrugor dhe është përplasur me bordurën, për pasojë ka humbur jetën.
Në këtë mjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi i quajtur: Leonard Dervishaliaj, 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka marrë disa dëmtime në trup, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Vlorës.