Një person është gjetur pa jetë sot në mëngjes në lagjen “4 Heronjtë” në qytetin e Vlorës, ku në hyrjen e këtij pallati është gjetur i shtrirë në tokë një person i pajetë (i vdekur), për të cilin policia bëri të mundur identifikimin e tij dhe rezulton të jetë shtetasi, Arian Diamanti, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Policia dyshon që ky shtetas mund të jetë hedhur nga kati i 6-të i këtij pallati për shkak të depresionit.
Sipas familjarëve, ky shtetas kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në shtetin Grek për këtë problem.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
















