3 parcela me rreth 3.073 rrënjë kanabis të mbjella në fshatin Trevllazër janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Vlorës, ndërsa asnjë person nuk është vënë në pranga.
2.073 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm, ndërsa 1.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në kubikë me lartësi deri në 5 cm, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
“Bimët narkotike ishin të mbjella dhe të ndara në 3 parcela, të shtrira mbi një sipërfaqe toke pa pronarë, për të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve”, njofton sot policia e Vlorës.















