Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim një vit me parë më 29 maj 2015 për posedim të lëndëve narkotike.
Kreshnik Metushaj u arrestua në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”, pasi Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.
Para një viti, Metushaj së bashku me 6 persona të tjerë, 3 prej të cikëve janë të arrestuar, u zbuluan në vendin e quajtur “Kuzum Baba” me 29 kg kanabis të llojit çokollatë.















