Konfirmohen rastet e para me Covid 19 në Vlorë. Një familje me katër anëtarë, 77 vjeç gjyshja, babai 69 vjeç, mamaja 50 vjeç dhe djali 24 vjeçar kanë dalë pozitiv nga Koronavirusi.
Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar një javë është nisur drejt Gjermanisë.
Ndërkohë ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte.