Analisti politik Azem Vllasimendon se Serbia po i shmanget Marrëveshjes së Brukselit dhe se kërkon që sërish ta dominojë veriun e Kosovës, përmes strukturave të saj paralele.
“Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur në të gjitha komunat në Kosovës. Rezultatet kanë dalë edhe për Kryetarin e Listës Serbe të Komunës së Shtërpcës, për të cilin kanë votuar edhe qytetarët shqiptarë. Tani është bërë me dije se ai nuk do të jetë Kryetar i pushtetit lokal serb i dalë ngazgjedhjet e Kosovës, por prapë Serbia e emëron, shenjë kjo që do ende t’i mbajë strukturat paralele”, tha Vllasi për Politiko.net.
Për ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, edhe qeveria e Kosovës e ka njoftuar Brukselin ditën e hënë.
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka kërkuar nga Bashkimi Europian të ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar Serbinë që të ndërhyjë me strukturaparalele në Kosovë.
Një nga kushtet për Serbinë nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit është edhe ajo për shuarjen e strukturave paralele në veri të Kosovës.















