“Listës “Srpks”-a i konvenon me mbet çështja e kufirit me Mal të Zi si çështje e hapur sepse serbët së bashku me Rusinë janë duke bërë çmos me qit në ‘dy gujë’ Malin e Zi. Aty tani ka fërkime të brendshme edhe për këtë çështje të demarkacionit. Opozita pro-serbe, pro-ruse, po e shfrytëzon këtë çështje ashtu që opozita jonë është duke ia bërë një argatë të mirë Serbisë dhe Rusisë eventualisht me mujt Malin e Zi me qit në dy guje dhe me pengu rrugën në NATO”, ka thënë ai.
Në Mal të Zi me 16 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa, sipas Vllasit, forcat pro-ruse e serbe janë të interesuar që ta rrëzojnë Gjukanoviqin nga pushteti. Vllasi e konsideron këtë si një rrezik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Atëherë, ne, përpos Serbisë që e kemi në kufi si armik, do ta fitojmë edhe një kundërshtar që do të jetë aleat i Serbisë. Kështu skena jonë e brendshme politike kujdeset për interesat shtetërore”, shprehet ai.























