Ambasadorja i kërkon opozitës dhe KLD të përfshihen në reformën në drejtësi
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, në një intervistë për “Top Channel” duke i mëshuar faktit se ata duhet të jenë të pastër, pa rekorde kriminale, shprehet se për kandidatët për kryetar bashkie do të flasë më 13 maj. “Propozimet ishin shumë të ngjashme. Por për taktika të ndryshme politike nuk u aprovuan. Me apo pa këto amendamente duhet të jetë tejet e qartë për partitë politike dhe udhëheqësit e tyre që nuk duhet të përfshijnë në listat e kandidatëve njerëz, të cilët mund të kenë pasur në të shkuarën edhe hijen më të vogël të aktivitetit kriminal. Unë e kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris sa herë që të mundem se qytetarët shqiptarë duhet të kenë më të mirët mes tyre për t’i përfaqësuar. Këtu kemi të bëjmë më së shumti për një kredibilitet moral përballë pasjes së ligjeve të cilat do të ndalojnë së ndodhuri gjëra jomorale. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 maji. Dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 maj ka kohë për t’i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë”, deklaroi Vlahutin. Diplomatja kroate e BE-së, bën të qartë gjithashtu se për këtë ccështje janë duke diskutuar dhe me partnerët ndërkombëtarë, sicc janë dhe SHBA. “Komuniteti ndërkombëtar dhe ne ambasadorët nuk jemi një zyrë ligjzbatuese. Duhet të marrim në konsideratë edhe faktorin e prezumimit të pafajësisë nëse ka të dhëna se disa njerëz ishin të përfshirë në aktivitete kriminale, por nuk ka pasur dënime etj. Ne duhet të jemi të balancuar si do ta trajtojmë këtë ccështje. Kolegët tanë amerikanë tashmë e kanë hedhur një hap dhe ne do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht rreth kësaj çështje. Do ta themi fjalën tonë tepër qartësisht se cili do të jetë pozicioni ynë. Por mesazhi ynë kryesor për udhëheqësit politikë është ky. Bëni kujdes me listat në mënyrë të jenë kandidatët e duhur. Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme. Niveli i qeverisjes lokale gjithashtu merr një rëndësi të veccantë pasi jeta e vërtetë zhvillohet në nivel lokal. Është me rëndësi të madhe për qytetarët shqiptarë të rifitojnë besimin e tyre në sistem duke pasur udhëheqësit lokalë më të mirë të mundshëm”, thekson Vlahutin. Gjithashtu, ambasadorja i ka bërë thirrje opozitës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që drejtohet nga Presidenti Bujar Nishani që të bëhen pjesë e reformës e së drejtësisë, të tryezës që po organizon komisioni i posaccëm parlamentar. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë si dhe opozita, të cilët nuk po marrin pjesë. E di që ka pasur negociata se në ccfarë kushtesh opozita mund të ishte pjesë e diskutimeve. Kjo është faza e parë e një analize prej këtij komiteti në reformën në drejtësi. Ne dëshirojmë shumë të ftojmë gjithsecilin i interesuar të marrë pjesë në këto diskutime për t’u siguruar se procesi është gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjithë. Më pas askushi nuk mund të gjejë justifikimin e të thotë se ishte ndaluar apo përjashtuar nga pjesëmarrja. Diskutimet po zhvillohen ccdo ditë. Gjithccka do të publikohet në internet dhe gjithsecili që ka mundësi të ndihmojë duhet të kontribuojë. Kemi të bëjmë me një reformë fondamentale. Pikësëpari për qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë besim te sistemi drejtësisë. Pa këtë shteti do ta ketë të vështirë të funksionojë në atë mënyrë që duam të funksionojë për të arritur standardet europiane”, thekson Vlahutin.
















