Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit e ka kryer me sukses restaurimin e filmit të mirënjohur “Përrallë nga e kaluara”, i cili do të jetë që sot në kinema, në orën 19:00, në Kinema Millenium në Tiranë.
“Përrallë nga e kaluara” është një film i prodhuar në vitin 1987 dhe bazohet te punimi me të njëtin emër i shkrimtarit të shquar rilindas Andon Zako Çajupi.
Regjia e fiolmit është e Dhimitër Anagnostit.
Në të luajnë aktorë si Elvira Diamanti, Admir Sorra, Robert Ndrenika Hajrie Ronodo.
Projekti i AQFSH për restaurimin e disa filmave të rëndësishëm shqiptarë është mëbshtetur nga Hungarian Film Lab.



















