Kosova ka raportuar numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, që nga përhapja e pandemisë dhe humbjet e para të jetës nga ky virus.
Ditën e fundit është shënuar vetëm një humbje jete, duke e çuar në 499 numrin total të vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste të reja me covid-19, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 13.100. së fundmi ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar, plot 154 duke e çuar në 9239 numrin e përgjithshëm të personave që e kanë mposhtuar sëmundjen.
Njoftimi i plotë
154 TË SHËRUAR DHE 119 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.



















