Britania ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Sipas “Worldmeters” janë vetëm 15 humbje jete (43 dje) dhe 958 raste të reja.
Dhe përsa i përket rasteve të reja ka një ulje, ku janë shënuar 958 të tilla (1221 dje)
Numri i të prekurve ka shkuar në 305,289 dhe i jetëve të humbura në 42,647. Britania është vendi me më shumë jetë të humbura në Europë.



















