Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur pretencën e saj prej 12 faqesh në gjykimin ndaj ish-punonjësve të Bankës së Shqipërisë Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia të cilët akuzohen se vodhën 713 milionë lekë të reja në thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Antoneta Sevdari, Nidinu Tavani lexuan pretencën.
Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Ardian Bitrajn dhe 15 vite për Mimoza Bruzinë.
Bitraj dhe Burzia përfitojnë ulje të dënimit deri në 1/3 për shkak se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë “Bitraj e ka pranuar vjedhjen në thesar dhe ka shpjeguar mekanizmin e saj”. Dhe sipas organit të akuzës “u vodhën 8 arka” me para të cilat më pas “ishin mbushur me libra”.
Bitraj deklaroi se paratë e vjedhura më pas i humbi në baste sportive.














