Televizioni Most ishte i vetmi që ishte informuar për këtë vizitë treditore në të cilën diplomati nga Moska nuk e la pa vënë lule pranë përmendores së konsullit rus të vrarë një shekull më parë pikërisht në Mitrovicë.
Për më tepër, Cepurin fundin e javës së kaluar pati takime me krerët legal e ilegalë të katër komunave veriore, me të cilët siç mëson Klan Kosova, diskutoi mënyrat e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur ai të formohet.
Ndër të tjera, ai vizitoi dhe lagjen ilegale “Lugina e Diellit” e cilado te financohet nga Federata Ruse.
Gjate kësaj vizite të Cepurin, tek institucionet kosovare ka mbretëruar heshtja.
Ndërsa ditën e hënë, Ministria e Punëve të Jashtme tregoi se ardhja e tij ishte keqpërdorim, përderisa për të hyrë në Kosovë, rusi e përdori autoritetin e UNMIK-ut e nuk kërkoi leje.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wIvuVlrW2u4?feature=oembed&w=640&h=360]























