Në prag të vizitës së kryemistrit shqiptar Edi Rama në Beograd, në qendër të kryeqytetit serb mbrëmjen e 6 nentorit eshtearrestuar nje bande prej tre personash qe dyshohet të jenë atentatoret e kreut të qeverisë shqiptare pavarësisht se pas 48 orësh arrestim asgjë nuk u bë zyrtare nga autortitet serbe, me përjashtim të mediave që folën me dy-tre rreshta duke e raportuar si lajm.
Policia speciale në orët e mbrëmjes ka ndalur një makinë të tipit BMW, ku pas kontrollimit të pasagjereve pas 45 minutash ka arrestuar tre persona në qendër të Beogradit.
Personat të shoqëruar nga njësi të mëdha speciale janë dërguar drejt stacionit policor.
Sipas RTS, tre pesonat e dyshuar u arrestuan në qëndër të kryeqytetit serb, mes rrugëve Takovske dhe Svetogorske.
Ky ishte i gjithë lajmi për arrestimin e tre te dyshuarve pa dhënë asnjë shpjegim në detaje se kush ishin ata, pse u arrestuan dhe ç’ndodhi me ta, apo pse me targa të Bujanocit?! Apo nëse kanë qenë trafikantë, sa kg drogë u zunë? Pra, asnjë fjalë për këtë arrestim me një pjesëmarrje maratonike të policisë dhe njesivespeciale kunder terrorizmit.
Dyshimin edhe me shumë e fut se ata mund te ishin atentatorët e Edi Ramës, flet nje burim i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ku ndër të tjera ka mësuar se bandat nga Serbia po përgatiten për vizitën e Ramës në Beograd për të shkaktuar trazira..(“…se pripremaju neredi za dolazak onog pedera Rame iz Albanije ..!”)















