• Latest
  • Trending
  • All

Vizita e Papës në Shqipëri: Deri kur do të heshtë Vatikani për shenjtërimin e Nënë Terezës?

06/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vizita e Papës në Shqipëri: Deri kur do të heshtë Vatikani për shenjtërimin e Nënë Terezës?

06/09/2014
in Lajme

M. Paul, New Delhi, 2 Shtator 2014

Para disa ditësh gazetari C. M. Paul intervistoi Dr Gëzim Alpion në lidhje me vizitën e Papës në Shqipëri dhe lobimin që ai po bën për të përshpejtuar procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Intervista është botuar në disa gazeta në Indi si ‘Matters India’ në New Delhi dhe ‘The Guardian’ në shtetin Meghalaya. Dr Alpion, i cili sapo ka zhvilluar një intervistë tjetër për këto çështje me Radio Vatikanin, do të intervistohet për vizitën e Papës këto ditë edhe nga një numër gazetash, televizionesh dhe radiosh në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine dhe Australi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në më pak se 20 ditë, Papa Françesku do të bëj vizitën e tij historike në Shqipëri, vendi që Nënë Tereza e quante atdheun e saj. Megjithatë, heshtja e Vatikanit rreth bijës së famshme të këtij kombi krenar e ka irrituar bashkëkombasin e Nënë Terezës, Dr Gëzim Alpion, një akademik me reputacion ndërkombëtar.

Në mes të qershorit, Gëzim Alpion, i cili është lindur në Shqipëri dhe konsiderohet si ‘eksperti më autoritar në gjuhën angleze’ për Nënë Terezën, me iniciativën e tij filloi një fushatë online nëpërmjet të cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtoj shenjtërimin e Nënë Terezës.

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit në vitin 1997 iu akordua një Doktoratë nga Universiteti i Durhamit, po në Angli, thekson: “Një nga arsyet se përse proçesi për shenjtërimin e Nënë Terezës është lënë pezull deri tani është si rezulat i bërjes publike të torturës shpirtërore që ajo përjetoi ndërsa vuante nga fenomeni që njihet si ‘nata e errët e shpirtit’. Për pasojë, në komunikimet konfidenciale me drejtuesit e saj shpirtëror në Indi, ajo shpesh pohoi se dyshonte në ekzistencën e Zotit si dhe në natyrën e frymëzimit të saj për tu shërbyer më të vobektëve.”

Dyshimet e Nënë Terezës u bënë publike fillimisht në dy shkrimet e kolegëve të saj, Albert Huart dhe Joseph Neuner, që u botuan respektivisht në vitin 2000 dhe 2001.

Intensiteti i agonisë shpirtërore që përjetoi Nënë Tereza doli në pah si asnjëhere tjetër me botimin e shkrimeve të saj private të titulluara ‘Bëhuni Drita Ime’. Ky libër kontroversal u editua nga prifti Brian Kolodiejchuk, i cili insiston se murgesha e mirënjohur “përjetoi një sfidë por jo një krizë besimi”, të cilën ajo gjoja e kaloi me sukses duke dëshmuar se dashuria “e ka burimin në vullnetin dhe jo në ndenjat e besimtarit”.

Ky libër, që u botua në vitin 2007, dhe ka për titull fjalët të cilat, sipas admiruesve të Nënë Terezës, Jezusi i pëshpëriti asaj në vitin 1946, është një përmbledhje letrash dhe dokumentash të ndryshme që murgesha shkroi rreth aspekteve të ndryshme të jetës së saj, disa nga të cilat dëshmojnë se ajo vuajti nga errësira shpirtërore për dekada me radhë. Libri në fjalë është rreth sfidës së besimit që Nënë Tereza përjetoi për 50 vjet, sfidë e cila ndryshon shumë nga ‘kriza’ e besimit.

Ky fenomen nuk është diçka e panjohur ndër shenjtorët. ‘Nata e errët e shpirtit’ njihet shumë mirë në teologjinë shpirtërore, dhe i atribohet Shenjtorit Gjoni i Kryqit, një poet spanjoll dhe mistik katolik në shekullin e 16-të. Gjoni i Kryqit është autori i poemës së mirënjohur ‘Nata e Errët e Shpirtit” (La noche oscura del alma), si dhe i një komenti të detajuar të poemës, të cilin ai e shkroi më vonë. Ndryshe nga prifti Kolodiejchuk, Profesori Alpion, i cili ka shtatë vjet që po studion ‘shkretëtirën shpirtërore’ të Nënë Terezës nga këndvështrimi i sociologjisë së fesë, insiston se, ndryshe nga shenjtorët mesjetarë dhe modern si Gjoni i Kryqit, Tereza e Avilës dhe Tereza e Lisieux-it, Nënë Tereza vuajti nga nata e errët e shpirtit deri në fund të jetës së saj.

“Përkushtimi ekzemplar i Nënë Terezës ndaj njerëzve ‘pa vlere’, pavarësisht se ju desh të duronte një torturë të tillë shpirtërore gjatë gjithë jetës së saj si misionare”, Alpion thekson, “është në vetvete një arritje mrekulluese unike”.

Alpion e mirëpret vizitën e Papës Françesku në Shqipëri por thekson se rëndësia e saj nuk ka të bëj vetëm me vendlindjen e tij. Siç shprehet Alpion: “Vizita e Papës në Tiranë me 21 shtator është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin.”

Alpion është dakord me konstatimin e Papës se Shqipëria paraqet një rast unik përsa i përket harmonisë ndërfetare. Megjithatë, sipas Alpion, disa këshilltarë të Vatikanit “me sa duket, kanë nevojë të ndjekin një kurs historie për të freskuar njohuritë e tyre.”

Alpion sqaron se “Papa nuk do të vizitojë një vend ‘Musliman’, siç është promovuar vizita e pontifit në disa raste; Shqipëria nuk ka fe zyrtare.”

Alpion gjithashtu shton se Shqipëria nuk është një nga vendet e ‘ish-Jugosllavisë, siç u shpreh Papa gjatë një interviste ndërsa po kthehej nga Koreja e Jugut.

Ata që përpiluan njoftimin e Papës më 16 qershor se ai do te vizitojë një vend “që ka vuajtur kaq gjatë si rezultat i pasojave të ideologjive të kaluara”, shton Alpion, duket sikur e kanë kopjuar fjalë për fjalë njoftimin për vizitën e Papës Gjon Pali i II-të në Shqipëri më 25 prill 1993.

Alpion u kujton funksionarëve të Vatikanit se “gabimet dhe krimet e komunizmit në Shqipëri nuk mund dhe nuk duhen harruar, por Kisha, me sa duket, duhet të mësoj nga Nënë Tereza që gjithmonë predikoi se duhet të mësojmë të falim.”

Gjithashu, Alpion thekson: “Djalli më i madh me të cilin Shqipëria po përballet në kohën tonë është korrupsioni, dhe personalitete si Papa duhet të ndjekin shembullin e Nënë Terezës e cila, ndërsa shoqërohej me njerëz të pasur dhe të fuqishëm, nuk qëndronte në heshtje kur vinte puna për të denoncuar ‘djajtë’ e kohës së saj. Si shumë të tjerë, edhe unë, nuk jam dakord me listën e ‘djajve’ që identifikoi Nënë Tereza; e rëndësishme është se udhëheqësit e botës e dinin se ajo githmonë do të shprehej hapur për ato që mendonte.”

Në një intervistë ekskluzive për ‘Matters India’, Alpion thekson: “Disa politikanë shqiptarë gjatë tre dekadave të fundit s’kanë lënë rast pa përdorur dhe sajuar për të rendur drejt Vatikanit për audienca dhe foto me Papën Gjon Pali i II-të, Bendiktin e XV-të dhe tani Françeskun. Sa kollaj do të ishte sikur krimi i korrupsioni dhe nepotizmi të fashiteshin si me magji thjesht duke takuar papën!”

Alpion do të kishte preferuar që “Vatikani t’i referohej në njoftimin për vizitën e Papës në Shqipëri traditës së lashtë kristiane të këtij vendi. Për te arritur në Romë, mesazhi i Krishtit kaloi nga Iliria, siç quhej vendi i paraardhësve të shqiptarëve. Kjo është e rëndësishme pasi Papa nuk po shkon në një ‘terra incognito’; vizita në Ballkan i jep Papës mundësinë të ecë në gjurmët e Shenjtorit Pal.”

Po aq e rëndësishme, sipas Alpion, është fakti që “të paktën 4 papa janë me origjinë shqiptare: Shenjtori Eleutherius (175-189), Shenjtori Caius (283-296), Xhoni i IV-të (640-642), and Klementi i XI-të (1700-1721)”.

Për këtë dhe për arsyje të tjera, nuk duhet të çuditemi që shqiptarët, një ndër kombet më të vjetër të Evropës, janë krenar për Nënë Terezën, e cila, pavarësisht se konsiderohej si shenjtore kur ishte gjallë, akoma nuk njihet formalisht nga Vatikani si e tillë.”

Alpion, i cili nuk ndjek asnjë besim fetar dhe e përshkruan veten si ‘racionalist shpirtëror’ thekson se vizita e Papës “është një rast i mirë për Vatikanin ta kuptoj se shqiptarët kanë qenë jo në skajet por në qendër të Kristianizmit që në fillimet e tij.”

Ai gjithashu shpreson se “Papa, më në fund, do të shpallë në Tiranë rifillimin e procesit të shenjtërimit të Nënë Terezës që është lënë pas dore pas vdekjes së mikut dhe kolegut të saj Papës Gjon Pali i II-të, i cili e dinte shumë mire kontributin e saj të paçmuar në shërbim të Kishës dhe papatit të tij.”

Peticioni në The Change.org, që Alpion filloi në mes të qershorit, ka më se 1,500 nënshkrues dhe është përkrahur nga peshkopë, aktorë të mirënjohur, priftërinj, murgesha, celebritete dhe njerëz që nuk ndjekin ndonjë besim fetar nga 45 vende.

Profesor Alpion shpreson se “vizita e Papës në Tiranë do të inkurajoj më shumë admirues të Nënë Terezës në Shqipëri dhe në mbarë botën që të nënshkruajnë peticionin nëpërmjet të cilit i kërkohet Vatikanit të përfundojë procesin e shenjtërimit të saj”.

Dr Alpion tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare fillimisht në vitin 2004 ndërsa po shkruante librin e tij kontroversial ‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’ (‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’), që u botua nga Routledge në Londër dhe New York në vitin 2007, Routledge India në New Delhi në vitin 2008, dhe Salerno Editrice në Romë po në vitin 2008.

Studimi i ri me të cilin Dr Alpion po merret që nga viti 2011, dhe që do të botohet në vitin 2015, pritet të hedhë dritë më shumë se ndonjë libër tjetër i botuar deri tani rreth viteve të para të jetës së Nënë Terezës, një periudhë që vazhdon të jetë akoma e pa eksploruar sa duhet në literaturën për murgeshën shqiptare.

Peticioni për shenjtërimin e Nënë Terezës mund të nënshkruhet duke klikuar linkun që vijon:

http://www.change.org/en-GB/petitions/the-vatican-canonize-mother-teresa-2

Previous Post

Andov: Ti dëgjonim shqiptarët, s’do kishte luftë në 2001

Next Post

Guvernatori rojë i “gropës”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Guvernatori rojë i “gropës”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.