Partia e Gruevskit nga ana tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme riaktualizon qëndrimin që të respektohet parimi fituesi-fituesi gjatë formimit të qeverisë. Nga ana tjetër partia e Nikolla Gruevskit pret që Han të dënojë Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare.
Ndërkaq LSDM-ja pret që Han të përsërisë qëndrimet tashmë të njohura të Komisionit Evropian se Maqedonia është shtet i robëruar, se duhet të ketë transferim të qetë të pushtetit dhe rikthehet rendi kushtetues.
Edhe nga Lëvizja Besa zbritjen e Hanit në Shkup dhe takimin me liderët politik e vlerësojnë si tentim i radhës i Bashkimit Evropian që ti ndihmojë Maqedonisë të dalë nga kriza politike. Nga kjo parti madje shprehen optimist se vizita do të rezultojë me sukses.
Pak ditë para vizitës në Shkupi, komisioneri për zgjerimin Johanes Han dërgoi porosi për dorëzimin e qetë dhe demokratik të pushtetit në vend pasi siç tha pikërisht nga kjo varet perspektiva evropiane e shtetit dhe zbatimi i reformave.
https://www.youtube.com/watch?v=_0gtsFw_x7A?feature=oembed&w=640&h=360























