• Latest
  • Trending
  • All

VIZAT DHE SHTETRRETHIMI I VAZHDUAR PËR KOSOVARËT

27/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

VIZAT DHE SHTETRRETHIMI I VAZHDUAR PËR KOSOVARËT

27/12/2018
in Diaspora, Kosova, Opinion

Nga: Fadil LEPAJA

Dikur, viteve të 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar, për shumë të rinj shqiptar, edhe për qytetarë të gjitha moshave e gjinive, në ish-Jugosllavi, burgosja përjetohej vetëm si një ndërrim vendi, pra si një kalim prej një burgu më të madh, në një hapësirë më të vogël, diqysh si një kufizim i lirisë, individuale, të lëvizjes. Kjo për shkak se shqiptarët, nga një pushtet i instaluar, i jashtëm, prej Serbisë, trajtoheshin si një i burgosur kolektiv.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Ndoshta dikujt ky krahasim me principin evropian të lëvizjes së lirë, dhe kufizimin e saj, do të i duket i vrazhdë, por jo edhe për kosovarët, pasi krahasimi gjithnjë ka qenë dhe mbetet mënyrë e mirë me i pa edhe ngjashmëritë edhe dallimet në mes të fenomeneve apo gjallesave, në natyrë dhe në shoqëri. Kur krahasojnë, kosovarët, sot, pozitën e tyre dhe të fqinjëve në raport me Evropën, atëherë për shumë kë iluzioni shprishet. Na do apo nuk na do Evropa në radhët e veta? Përse vetëm për kosovarët të jetë ky një shteg i gjatë dhe i vështirë me pengesa të pakapërcyeshme?

Pas lufte në Kosovë, ky burgu i madh, së paku për kolektivin shumicë është zhbërë, edhe pse një pakicë është futur pastaj në një vet izolim të tmerrshëm tash gati dy dekada, për të ruajtur institucionet e Serbisë në Kosovë, me shpresën se do të rikthehet e kaluara dhe se shumica prapë do të përjashtohet dhe izolohet. Kështu ata e mendojnë drejtësinë dhe vetëm kështu mund të e paramendojnë se Serbia mesjetare të ringjallet në Kosovë. Si do të kombinohet Serbia mesjetare dhe Evropa moderne, kjo është një pyetje e cila në praktikë po ndodhë por në parim paraqet shkelje të gjitha parimeve evropiane.

Në një rreth më të gjerë, kjo pakicë e vet izoluar ende po e mban peng, përmes shtetit të Serbisë shumicën kosovare, sidomos me rrethimin nga jashtë, indirekt, përmes institucioneve evropiane dhe të lobit serb atje, i cili falë mbështetjes së fuqive jashtë evropiane kryesisht euro -aziatike, po arrin të imponoj këtë shtetrrethim për kosovarët.

Dialogu i imponuar me Serbinë, në rrethana kur përmes shantazheve dhe bllokimeve, Serbia po përpiqet të ndërrojë jo vetëm të tashmen e të ardhmen por edhe të kaluarën, duke u hequr si viktimë, ka ndërtuar mekanizma të robërimit të përsëritur të kosovarëve, si liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimeve evropiane, sa kjo në vend të një ëndrre më se normale të një komuniteti evropian të mbetur jashtë, është shndërruar në një makth, në një kufizim të drejtave elementare, dhe vlerave të proklamuara evropiane, për të vetmin komunitet të rrethuar nga të gjitha anët me vende dhe popuj të cilat për asgjë, nuk e meritojnë më shumë të jenë të dalluar dhe të pranuar nga Evropa.

Është komedi e llojit të vet, kur një vend i ndërtuar fund e krye nga evropianët, përfshi këtu ligjet dhe klasën politike madje, e cila është ngritur në pushtet dhe favorizuar pikërisht nga administrata ndërkombëtare dhe ajo evropiane, konsiderohet të jetë prapa në procesin e integrimeve me shtetin i cili u bombardua nga forcat e NATO-s, pra nga shumica e vendeve evropiane, me motivacion për të penguar një katastrofë humanitare të përmasave të gjenocidit.

Kjo katastrofë e ndodhur humanitare, si pasojë e të cilës mbi një milion kosovarë u shpërndanë anë e mbanë planetit, sot e kësaj dite minimizohet, në përpjekje për të përfituar zyrtarët serb që të largohen nga Rusia dhe të pranojnë Evropën edhe pse në të gjitha anketat, qytetarët serb në Serbi, tregohen shumë më të interesuar për Euro-Azinë se sa BE-në.

Çka ndërtoi kështu bashkësia ndërkombëtare në Kosovë? Çfarë lloji institucionesh, ligjesh, dhe në fund të fundit çfarë drejtësie ndërtoi bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, sa që as vet nuk duan dhe munden të e pranojnë? Përse tmerrohet Evropa kur shikohet në pasqyrën e saj në Kosovë?

Sa ndikoi selektimi kadrovik, i mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, që sot të kemi një administratë dhe një klasë politike skajshëm të korruptuar, dhe jofunksionale?

Përsëri, edhe përkundër institucioneve të rendit dhe drejtësisë të krijuara krejtësisht nënë mbikëqyrjen dhe drejtimin e Evropës, BE nuk u besoi këtyre strukturave të cilat vet i krijoi, por u desh që nën ndikimin e Lobit Serb dhe aleatëve jashtë evropian të ngrihet një gjykatë speciale, për të gjykuar për krime të paragjykuara, dhe të satanizohet në përmasa ndërkombëtare një popull i cili me fajin e Evropës, edhe njëqind vjet më herët kishte mbetur koloni e Serbisë, edhe pse e njëjta asokohe kishte kryer krime monstruoze ndaj shqiptarëve.

Por, asokohe, Evropa nuk thirrej në parime, dhe luftonte mes vete, ishte thjesht raport i forcave, kur ata që e donin një Serbi të fuqishme, ishin më të shumtë dhe më të fuqishëm se sa ata që i donin shqiptarët e lirë.

A është edhe tash politika parimore e Evropës e kushtëzuar nga fuqia, nga raporti i forcave? A është Evropa frymë apo thjeshtë administratë e pa shpirt ku argat të lobeve të ndryshëm dominojnë mbi të tjerët?

A është suspenduar turpshëm parimi i lëvizjes së lirë, i kosovarëve, vetëm për të përfituar vullnetin e Serbisë që të pranojë të jetë pjesë Evropës? A ka parime, apo ka vetëm fuqi, dhe interesa Evropa?

Kushtëzimi i lëvizjes së lirë, me bashkëpunim kolektiv, për të arritur marrëveshje të pafavorshme për një komunitet është turpi i Evropës së re, e cila me politikën diskriminuese, po u thotë shumë shqiptarëve që nuk janë të mirë se ardhur në Evropë dhe se për ta ka edhe alternativa të tjera: A duhet të pranojnë kosovarët çfarëdo kushti, sado i turpshëm dhe sado absurd që të jetë, vetëm që Serbia të pranojë të njoh ekzistencën tonë, apo duhet të insistojnë në parime dhe të vazhdojnë të mbahen të përjashtuar? A janë parimet, si ai i lëvizjes së lirë dhe të drejtave të tjera kolektive e individuale, mekanizëm robërimi apo çlirimi të popujve dhe individëve?

Është për të dyshuar, kur një Evropë të tillë përplot liri dhe parime, e përfaqëson një ish –komuniste, pro ruse si Mogherini, apo një ish fashist, tash përparimtar, si Vuçiçi i cili ende mendon se Millosheviçi ishte një burrështetas i madh, e të mos flasim për modelin e politikanëve vendorë të përkrahur nga një pjesë e Evropës të cilët lan nam në përmasa ndërkombëtare për korrupsionin dhe keq qeverisjen, si dhe servilizmin, dhe të cilët sot e mbajnë peng të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Post Views: 29
Tags: beviza
Previous Post

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim…

Next Post

73 % e studentëve pohojnë korrupsionin në universitete

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

73 % e studentëve pohojnë korrupsionin në universitete

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.