Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.
“Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur ai. Jasharaj ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit.
Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla.






















