• Latest
  • Trending
  • All

Viti 1928: Poshtë Republika, rroftë Mbretëria!

23/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Viti 1928: Poshtë Republika, rroftë Mbretëria!

23/12/2018
in Histori

Cilat janë ngjarjet që kanë shënuar shqiptarët dhe botën në vitin 1928?

Nga Agron SHALA

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Karrieristi dhe oportunisti Ahmet Zogu, e shpërbëu në gusht Parlamentin e Shqipërisë dhe më 1 shtator u shpall Mbret i Shqipërisë. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjarët e tjerë të tij morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria e Shqipërisë ishte mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. 10 vjet më vonë, më 1938, Zogu do të bëhej me Mbretëreshë, pasi u martua me konteshën hungareze – Geraldine Margit Virginia Olga Maria Apponyi de Nagy-Appony.

Ahmet Zogu i ri, si turist në Vjenë

Ç’është e vërteta, shumë shqiptarë e mirëpritën këtë vendim, sepse mendonin se një shtet, për t’u zhvilluar (siç po zhvilloheshin shtetet e tjera në Ballkan), duhej ta kishte për udhëheqës një mbret. Madje, flitet se në Kosovë në vitet 1930 u formuan lëvizjet ilegale me ideologji monarkiste, siç do të jenë më vonë marksist-leniniste – varësisht nga sistemi politik që mbizotëronte në Shqipëri. Historiani Ramadan Haziri mendonte se anëtarë të organizatave të tilla monarkiste, si të rinj kanë mundur të jenë edhe Mark Krasniqi dhe Gjon Serreqi. Por, dëshmi për këtë nuk ka!

Shekulli XX është shekulli kur shuhen shumë monarki. Zogu dhe psikopati Jean-Bedel Bokassa janë të vetmit, që për të mos ua rrezikuar kush sundimin, shtetin e organizuan sipas interesave të tyre: i pari u bë mbret e i dyti perandor. As të parit e as të dytit nuk u zgjati shumë ëndrra për sundim deri në shtratin e vdekjes.

Geraldine Appony

Një nga ata që nuk e priti mirë shpalljen e Zogut për mbret, ishte Ataturku. Thuhet se kur mësoi lajmin, sundimtari i Turqisë e goditi me grusht tryezën e tha: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!

Një e vërtetë tjetër është se Zogu u mundua të krijojë një shtet modern. Mbi të gjitha, investoi në arsim duke dhënë bursa për shumëkënd për të studiuar në shkollat prestigjioze të Perëndimit. Dhe, pasi diplomoheshin, ata ktheheshin në vendlindje për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe në edukimin e brezave të rinj. Shumë nga këta kuadro të shkolluar jashtë, që sollën në frymë të re intelektuale në Shqipëri, e pësuan pas vitit 1945 nga bursisti tjetër i Zogut – Enver Hoxha.

Fotografi nga Shqipëria e vitit 1938, e publikuar në revistën franceze “Regards”

Pos shkollimit, Zogu e rriti sigurinë në vend: reduktoi mentalitetin e cubit dhe të gjakmarrjes, duke çarmatosur popullatën dhe duke shtrirë ndikimin e shtetit ligjor. Në kohën e tij ndërtohen ura, pista aeroporti, nis industrializimi i vendit, elektrifikimi, ndërmirren hapat e parë për zhvillim të turizmit, investohet në shëndetësi, në kulturë, ndalohet poligamia dhe perça… Fatkeqësisht, pikë referimi për Zogun – për të treguar se sa zhvillim po sillte mbretërimi i tij – ishte viti 1912, vit ky kur Shqipëria ishte e copëtuar, e varfër, e shkallmuar… Të njëjtën do ta bëjnë më vonë komunistët, për të cilët të arriturat e tyre mendonin t’i dëshmonin duke krahasuar gjithçka me vitin 1938. Jo me vitin 1939 apo 1940 të pushtimit italian, e sidomos jo me vitin 1941 kur gjatë këtij pushtimi ndodh bashkimi me Kosovën dhe kur me një elitë tjetër politike antizogiste në pushtet, shqiptarët përjetojnë zhvillim më të madh – sidomos në arsim.

Sidoqoftë, si atëherë ashtu edhe sot, Zogut nuk do t’i harrohen kurrë vrasjet politike; mëkati që më 1924 u kthye në pushtet me ndihmën e serbëve, ndërkaq për interesa personale cenoi interesat kombëtare, duke nënshkruar një marrëveshje famëkeqe me kryeministrin antishqiptar të Serbisë, Nikolla Pashiq; si dhe që më 1939, gjatë pushtimit italian, ai do ta braktiste popullin e me vete do të merrte pasuri marramendëse për të vazhduar jetën e tij luksoze.

Në ndërkohë, në Kosovë, sipas disa statistikave, 4,326 shqiptarë ikën për në Turqi më 1928; 149 familje u larguan për në Shqipëri. Ndërkaq, kolonizatorët serbë u liruan nga tatimet për pesë vjet.

Pamje nga atentati i 20 qershorit 1928, në Kuvendin e Jugosllavisë

Më 20 qershor 1920, krijesës së quajtur Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene (që njihet edhe si Mbretëria e Jugosllavisë, por që si emërtim i vetëm do të përdorej zyrtarisht nga tetori 1929) i lëkunden themelet që gjoja bazoheshin në vëllazërinë e sllavëve të jugut, kur ultranacionalisti Punisha Raçiq në Parlamentin jugosllav në Beograd qëllon me armë ndaj deputetëve të Partisë Fshatare Kroate. Krejt kjo sepse deputeti kroat, Stjepan Radiq, disa ministra serbë i kishte quajtur banditë, grabitës dhe kriminelë, ndërsa Raçiqi me të tjerët nuk mundi ta shpallte të çmendur e as ta ndalonte të shprehte mendimin e tij që binte në kundërshtim me politikat serbomëdha. Vdekjen e Radiqit dhe të tjerëve (përfshirë të serbit të Kroacisë Svetozar Pribiçeviq, që kritikonte politikat e mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq), me ditë e kishin kërkuar mediat në Beograd dhe e kishin paralajmëruar disa deputetë serbë. Radiqi do të vdiste në spitalin e Zagrebit më 8 gusht, nga plagët e marra në Parlament. Në Zagreb do të vriteshin të paktën pesë demonstrues që dënuan aktin e Punisha Raçiqit, që tashmë ishte shndërruar në hero të madh në Serbi.

Raçiqi rridhte nga fisi malazez Vasojeviq, njëjtë si Sllobodan Millosheviqi (Vasojeviqët kanë origjinë shqiptare) dhe me emrin e tij ndërlidhen veprime jo të mira të shqiptarëve. Fillimisht, gjatë luftërave Ballkanike kishte bashkëpunuar me shqiptarët katolikë të veriut të Shqipërisë, të cilët shkurt i kishte bindur të luftojnë në anën e malazezëve kundër otomanëve (pra kundër shqiptarëve myslimanë dhe shqiptarëve katolikë që mbronin Shkodrën). Pastaj, më 1920 do të zgjidhej deputet nga Tetova si përfaqësues i partisë Xhemijet që përfaqësonte shqiptarët, turqit dhe myslimanët (nga Tetova origjinën e kishte edhe Nikolla Pashiqi, i cili ishte vllah).

Fuqia e quajtur… TV!

Viti 1928 është vit kur bakteriologu anglez, Frederick Griffith, do të vërtetonte ekzistencën e ADN-së. Ky vit ka rëndësi për historinë e televizionit, sepse për herë të parë u bë transmetimi transatlantik i sinjalit televiziv (nga Londra në Nju Jork), si dhe u prezantua televizori i parë me ngjyra. Kjo pajisje do të bëhej më vonë burimi kryesor i informimit dhe zbavitjes.

Në BRSS më 1 tetor 1927, Josif Stalini nisi planin e parë pesëvjeçar; më 1 nëntor Turqia kaloi nga alfabeti arab në atë latin; ndërsa më 22 nëntor, në Paris jepet premiera e baletit “Bolero” (me muzikën mahnitëse të Maurice Ravelit dhe me koreografi të Bronislava Nijinskas).

Che Guevara – nënshkruesi i certifikatave të vdekjes, që çuditërisht u bë idhull i rinisë së rebeluar deri në ditët e sotme

Më 1928 lindin emra të mëdhenj të shekullit XX: regjisorët Stanley Kubrick dhe Nicolas Roeg, pop-artisti Andy Warhol, aktorët James Coburn dhe Shirley Temple, kompozitori Ennio Morricone, këngëtarët Serge Gainsborough dhe Fats Domino, politologët Zbigniew Brzezinski dhe Noam Chomsky, aktivisti Elie Wiesel, revolucionari Che Guevara, politikanët Hosni Mubarak dhe Ariel Sharon… Ndërkaq, ndër shqiptarë lindën aktoret Kate Dulaj (e njohur si Katarina Josipi) dhe Esma Agolli, shkrimtari Enver Gjerqeku, historiani Ali Hadri… /Telegrafi/

Katarina Josipi

Post Views: 118
Tags: Ahmet Zogu
Previous Post

Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive

Next Post

Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.