“Nuk ka fituar Lista Serbe sot. Nuk kanë guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur qeveria që duhet të dorëhiqet dhe Thaçi i deklasuar. Dhe, ka fituar populli e Republika, Vetëvendosja dhe e gjithë opozita”, shkruan Ymeri në Facebook.
Lideri i VV-së i ka uruar të gjithë qytetarët, aktivistët dhe deputetët e opozitës.
“Urime qytetarë të Kosovës! Urime aktivistë të Lëvizjes! Urime deputetë të opozitës! Fitorja është e të gjithë juve bashkë!”, shkruan ai mes tjerash.






















