Urgjenca e Pediatrisë në spitalin Universitar “Nënë Tereza” po përballet me një fluks të madh fëmijësh të prekur nga gripi dhe virozat.
Edhe pse situata është normale për stinën, shqetësuese për prindërit dhe fëmijet është pritja me orë të tëra për të marrë shërbimin mjekësor. Mbi 100 fëmijë po presin në radhë për të marrë mjekim, por fluksit të shtuar, nuk i përgjigjet me staf të shtuar spitali.
Prania e vetëm një mjeku në dhomën e vizitave, është bërë shkak për krijimin e radhëve të gjata. Me vetëm një mjek në shërbim, mund të vizitohen vetëm 10 fëmijë në orë. Prindërit kërkojnë që të rritet numri i mjekëve në mënyrë që të ulet koha e pritjes. Shqip



















