Sipas tij, pa konfirmim nga ana e prokurorit ai nuk mund të deklarohet më shumë për këtë rast tragjik sesa konfirmimin e vdekjes së tre personave, njëri fëmijë dhe lëndimit të tre të tjerëve.
Ai nuk ishte në gjendje të tregojë as nëse të vdekurit janë të së njëjtës famije, se nga janë të aksidentuarit e detaje të tjera.
Por në anën tjetër, disa lexues kanë dërguar në redaksi informacione shtesë në lidhje me këtë tragjedi.
Ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se tre të vdekurit janë prindërit dhe djali, fëmija i tyre.
Ata janë nga Prizreni dhe në momentin tragjik, ishin duke shkuar në një dasmë.
Sidoqoftë, edhe më tej policia nuk ka dhënë detaje të tjera, të cilat pritet t’i bëjë të ditura të mërkurën paradite.






















