Derisa dy partnerët e mëdhenj të koalicionit të deritanishëm kanë përjashtuar njëri-tjetrin nga një tjetër aleancë, ata sytë i kanë hedhur te partitë tjera opozitare.
E interesim për to ka ngjallur edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, e cila nuk kishte arritur të futej në legjislaturën e fundit. Interesim për koalicion me AKR-në nuk kanë shprehur vetëm dy partitë e mëdha, por edhe ato më të voglat.






















