Viest gjatë fjalimit të saj, përmendi edhe sfidën e emigrantëve, sfidë me të cilën janë përballur shumë shtete të Evropës, mirëpo, ambasadorja gjermane, nuk harroj ta tregoj edhe një herë mbështetjen e shtetit dhe popullit gjerman për Kosovën.
Ajo siguroi se Gjermania do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
“Gjermania mbetet e përkushtuar për projektin evropian, si dhe për procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka shënuar një hap të madh përpara për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Tani marrëveshja duhet të zbatohet me tërë kompleksitetin e Acquis Communautaire të BE-së. Unë jam e bindur që Kosova do të mbetet e përkushtuar për këtë proces dhe do të vazhdojë punën e saj të madhe. Mund t’ju siguroj se Gjermania do të vazhdojë të mbështes Kosovën në këtë rrugë”, ka thënë Viest në fjalimin e saj.






















