Disa ditarë të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti janë zhdukur mbrëmjen e së dielës. Persona tëpanjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e drejtorit dhe në atë të sekretarit të shkollës dhe pasi i kanë vjedhur ditarët kanë ikur në drejtim të panjohur.
Rastin për gazetën Tribuna e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. “Rasti i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Nikolla Teslla”, saktësisht në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Deri me tani nuk kemi persona të dyshuar përkitazi me rastin”, tha Hashani.
Ai ka deklaruar se njësiti i hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është dukehetuar rastin.
















