Young Artivists of Kosova me videon e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar çmimin ”Acting Assistant Secretary for Europe’s Best Valentine’s Day Video.”
Kjo video u realizua për Ditën e të Dashuruarve dhe pjesë e saj ishte edhe ambasadori Greg Delawie i cili shfaqi dashurinë e tij ndaj kafesë makiato e cila përgatitet në Kosovë.
“Jemi ma shumë se të privilegjum që kemi pas mundësinë me qenë pjesë e ksaj video t’mrekullueshme, e tash që e kemi fitu këtë çmim,” ka theksuar Aida Ramaxhiku, pjesëtare e videos, në rrjetin social facebook.






















