Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kapur në flagrancë një nga dhjetëra personat që vendos lajmërime në hapësira publike, madje edhe në disa raste edhe nëpër pemë duke i ngjitur me thumba.
Ndërsa, kreu i OSHEEsë, Ardian Çela po fliste për mediat për heqjen e shtyllës së tensionit të lartë që zint e një pjesë të rrugës “Don Bosko”, Veliaj i ndërpreu atij deklaratën.
Veliaj nisi t’i kërkonte llogari një djali të vogël, i cili po ngjiste lajmërime “blejmë mobilje të përdorura” në një shtyllë elektrike.
“O njish, o artist, o grupi… Pse i ngjit ato aty mo vlla? Merini numrin e telefonit aty dhe do të vijë gjoba. Mere njoni numrin e telefonit aty, boji një fotografi atij numrit”, iu drejtua Veliaj.
“Ne t’u fol ktu si ta mbajmë pastër, ti e ngjit… pse e ngjit mo vlla. Ne sa hoqëm një shtyllë, ti shko e ngjit në sytë tim. Ça bo mo njish! Mos i ngjit mo në asnji vend. Dhe do i çoni gjobë atij patjetër”, tha më tej kreu i bashkisë.
















