Automjete të blinduara dhe tanke të ushtrisë serbe kanë patrulluar mëngjesin e sotëm gjatë autostradës NishBeograd, në Serbi. Kanë qenë raportime nga qytetarë të ndryshëm që kanë filmuar edhe lëvizjen e automjeteve të rënda përgjatë rrugës.
“Autostrada Nish – Beograd. Mjete të ushtrisë serbe duke ikur drejt kufirit të Kosovës. Me qindra automjete si këto i kemi parë gjatë gjithë rrugës. Njofto shqiptarët e Kosovës se i hongri dreqi edhe ni herë”, – shkruan një dëshmitar, i cili ka sjellë edhe pamjet filmike në redaksinë e JOQ.
Më herët, lexuesit e ditores serbe Alo, që jetojnë në Serbi, thonë se pranë kufirit me Kosovën kanë arritur njësitet SAJ (Forcat Speciale AntiTerroriste të Serbisë), transmeton Telegrafi. Sipas tyre, lëvizje të tilla më parë të këtyre formacioneve nuk janë vërejtur.





















