Sapo ka rënë nata, policia ka ndërhyrë me forcë tek vendqëndrimi i aktivistëve të shoqërisë civile brenda parkut të liqenit, të cilët kundërshtojnë punimet e Bashkisë së Tiranë.
Disa prej protestuesve u tërhoqën zvarrë nga policia bashkiake. Njëra prej aktivisteve u dërgua në spital për të marrë mjekim. Më poshtë janë dy video ku duken momentet gjatë konfrontimit fizik mes protestuesve dhe policisë mbrëmjen e së shtunës.
Shumica e portaleve dhe televizioneve nuk i kanë transmetuar pamjet e dhunës së policisë ndaj protestuesve.














