Forumi Rinor Eurosocialist ka hedhur në YouTube një video të kongresit të këtij forumi dy dekada më parë.
Në pamje shihen ish-figurat e njohura të PS-së dhe LSI-së së sotme, si Fatos Nano, Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ilir Meta e Monika Kryemadhi.
Publikimi i kësaj video vjen në një moment kur FRESSH ka nisur fushatën për zgjedhjet e reja brenda strukturave të veta.
Megjithatë FRESSH-i i sotëm i Joleza Kokës është dukshëm larg FRESSH-it të dikurshëm që ka nxjerrë nga radhët e veta kryeministra, ministra e figura të njohura të PS-së. /LAPSI.AL/















