Një bandë shqiptarësh është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Organizata kriminale ishte e specializuar në vjedhje, sidomos të aktiviteteve komerciale si sallat e lojërave dhe makinat ku luhet me fisha.
Operacioni është bërë në Kuneo, Itali nga ana e policisë. Aksioni i koduar “Ulisse”, sipas makinës që shqiptarët përdornin gjatë vjedhjeve ka çuar në pranga 9 persona, mes të cilëve ndodhet edhe një grua.
Sipas policisë, shqiptarët vepronin kryesisht natën, për të mos rënë në sy. Ata janë arrestuar pasi shumë prej vendeve që kanë vjedhur kanë qenë të mbikëqyrur me kamera sigurie, duke u dhënë prova policisë.
Shqiptarët e arrestuar janë:
Erald Muja, 29 vjeç,
Germando Ndoja, 22 vjeç,
Agron Qahajaj, 40 vjeç
Ernico Qahajaj – arrest shtëpie
Nelson Nersadja, 24 vjeç,
Edrit Plepi, 25 vjeç,
Kristian Mamica, 24 vjeç,
Valentina Ejlli, 29 vjeçe,
Elson Nesdadja, 24 vjeç.















