Banorët e Durrësit kanë parë sot një spektakël në mes të rrugës. Sigurisht, bëhet fjalë për “spektakle” që ne shqiptarët i kemi zakon.
Disa qytetarë kanë qenë dëshmitarë të një sherri pranë Pallatit të Sportit, në Durrës. Një grua është zënë keq me një burrë, duke i kërkuar llogari dhe e kap nga këmisha.
Në fakt nuk dihet saktësisht se cila është arsyeja që gruaja reagon në atë mënyrë, duke ulëritur në mes të rrugës, por kuptohet se burri është në siklet nga ajo “shfaqje” ku ai ishte protagonist kryesor.















