Helikopteri i modelit Eurocopter “EC-145”, vazhdon të jetë nën ujërat e liqenit të Shkodrës, ndërsa për të iu afruar nuk lejohet njeri. Vendi është i rrethuar nga ushtria dhe peshkatarët gjatë ditës së sotme nuk janë lejuar që të dalin në atë zonë.
Por ditën e djeshme peshkatarët dhe banorët e zonës kanë filmuar me telefonat e tyre momente të ndryshme nga rrëzimi i helikopterit. Por njëri prej tyre, peshkatari që shpëtoi ushtarin e plagosur Gerald Baramuça, duket se është edhe njeriu që di më shumë se të gjithë.
Kjo për faktin se, Drejtori i Policisë së Shkodrës i ka marrë atij telefonin dhe i ka fshirë të gjitha fotot dhe videot që ai kishte bërë. Dhe nga kjo shtrohen dhe disa pyetje: Pse ja mori kryepolici celularin dhe çfarë shihej në fotot që iu fshinë atij? Për këto pyetje ende nuk ka një përgjigje nga ana e institucioneve përkatëse.
Një ditë më partë SYRI.net shkroi për peshkatarin që shpëtoi ushtarin e plagosur, Baramuça.
Ai është Gjild Ajazi nga fshati Grizhdë. Por peshkatarit që ka shpëtuar ushtarin, i ka marrë telefonin Drejtori i Policisë së Shkodrës i cili i ka fshirë të gjitha fotot që ai kishte bërë.
Ky veprim duket se është ndërmarrë nga drejtori i Shkodrës për të fshirë provat e të vërtetës që mund të dalë.















