Vazhdon revolta online për paraqitjen e Shqipërisë në Expo 2015 në Milano.
Me foto dhe video, ata që po vizitojnë padilionin shqiptar, po dokumentojnë këtë paraqitje skandaloze.
“Nuk mund të përshkruaj dot zhgënjimin, inatin, turpin dhe çdo ndjenjë tjetër negative që mund të ekzistojë. Nuk po e krahasoj me padilionet e Italisë, Gjermanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkruan dikush tek Jeta Osh Qef.
Mjafton krahasimi me vendet e rajonit për të bërë diferencën.






















