Këto janë pamjet e servirura nga policia gjatë pas arrestimit të sotëm në 22-vjeçarit Bedri Haka, banues në Krujë.
Haka akuzohet për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2014. Murataj njihej si rivali i Lulzim Berishës, kreut të bandës së Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë ai u rrestua teksa ishte duke lëvizur me makinë nën shoqërinë e dy personave të tjerë dhe nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Gjykata e Durrësit me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij personi për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Emri i tij doli pas përgjimeve të grupit të vrasësve me pagesë që drejtohej nga burgu nga Admir Tafili. Bedri Haka është përmendur në një bisedë të Admir Tafilit dhe Kristi Pines në tetor 2014.
/LAPSI.AL/















