Kjo ka qenë tematika e një aktiviteti që është zhvilluar tek Godina ‘Iliria’ në Qytetin Studenti ku të pranishëm ishin një grup studentësh, pedagogësh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimeve të ndryshme fetare.
Të rinjtë po japin mesazhe rreth situatës me të cilën po përballet vendi ku emigrimi masiv është shndërruar në diçka që ndodh çdo ditë me dyer ambasadash e agjensi kontraktuese të mbushura plot me njërëz e kryesisht të rinjë që ikin dhe tentojnë të ikin në vendet e BE-së.
Nisma është ndërmarrë fillimisht nga dy pedagoge të UT-së, Ilirjana Kuçana dhe Harris Vogli, të cilat janë shprehur më herë për Fax News se ka një largim masiv dhe të vetë studentëve, duke ndikuar jo vetëm në uljen e numrit të tyre në auditor, por edhe në cilësinë e brezave që po rriten .





















