Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka mbajtur premtimin se pjesa ballore e stadiumit “Qemal Stafa” nuk do të prishej, duke u bërë pjesë e stadiumit të ri.
Nga pamjet që janë bërë publike gjatë ditës së sotme është parë se pjesa monumentale e këtij stadiumi është shembur.
Të gjithë e mbajnë mend zotimin e Edi Ramës dhe të ministres së kulturës Mirela Kumbaro, se pjesa hyrëse e stadiumit “Qemal Stafa”, duke u konsideruar si historike, do të mbrohej me çdo kusht.
Por pamjet dhe fotot që po paraqesim më poshtë nga stadiumi legjendar dëshmojnë fillimisht nisjen e shembjes së hyrjes historike dhe më pas rrafshimin e saj të plotë.


















