Një turiste polake u ka dhënë ndihmën e parë fëmijëve të plagosur nga aksidenti në Qafën e Muzinës në Sarandë, ku mbetën të plagosur 7 anëtarë të një familje.
Turistja me profesion infermiere i ka ardhur në ndihmë të plagosurve, duke i dhënë atyre ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.
Ajo thotë se nuk e kishte menduar që pushimet e saj do të nisnin me një ngjarje të tillë, por shprehet e lumtur që mundi të ndihmonte të lënduarit, shkruan portali ‘Sarandaweb’.
Të plagosurit udhëtonin me një makinë Volkswagen me targa greke, kur automjeti i tyre u përplas me një autobus ku udhëtonin studentë nga Tirana.
Këta të fundit pësuan lëndime të vogla. Fatkeqësisht, njëri prej fëmijëve të aksidentuar ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës.















