Filmi “Shok”, bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, nuk ka arritur të zgjidhet si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër në ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve nga Akademia Amerikane e Filmit.
Megjithatë, ky është filmi i parë shqiptar që ka arritur të nominohet për këtë çmim prestigjioz, çmimin e të cilëve ‘e morën’ ekipi i filmit Stutterer.
Filmi ka bërë bujë të madhe që nga nominimi, ndërsa është vlerësuar lartë nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shikojnë, sidomos nga revistat e njohura filmike botërore.
Në Youtube ka dalë edhe filmi i plotë që mund ta ndiqni këtu:


















