Pas gjyshes që u gjobit se shiste disa tufa spinaq, këtë herë policia bashkiake e Tiranës i ka sekuestruar një gruaje karocën e kokoshkave.
Në një video të publikuar në rrjet sociale, duket gruaja që pasi i marrin makinën e kokoshkave, kalon një gjendje të fikti.
“Nisma thurje” që ka publikua videon, shkruan se gruaja, sot do “blinte ilaçet me lekët që do mblidhte nga kokoshkat që mezi shiste”.
“E kishte recetën në xhep. Erdhi shteti, ai i fuqishmi me muskuj, me dy fuoristrada, me një karoatrec, me katër police dhe i mori jetën për pak.
Dëgjoje Erion Veliaj…DEGJOJE
Dëgjoje Edi Rama…DEGJOJE
KJO MUND TE ISHTE NENA JUAJ NE SE NE JETE DO TE KISHIT PATUR ME PAK FAT.
DEGJOJENI
THOJINI EDHE KESAJ SE PO SILLET SI SHQIPTARE…TREGOJANI REFORMAT…
Dëgjojeni njerëz…DEGJOJENI
NESE NUK E REFUZONI KETE MODEL NE KETE POZICION MUND TE JETE SECILI PREJ NESH NESER
BOLL!!!!!!!!”, shkruan Nisma në Facebook, duke postuar edhe një video nga momenti i ngjarjes.















