Një ditë pas transmetimit të një videoje, ku dukej administratorja e kopshtit “Dren” në Sauk të Tiranës, Anjeza Shabani teksa dhunonte një fëmijë tre vjeçar sot ka mbyllur dyert.
Kamera e emisionit Stop, që transmetoi edhe videon, ishte atje dhe filmoi pamjet nga kopshti që deri dje gumëzhinte, ndërsa sot mbizotëron heshtja.
Administratorja Anjeza Shabani është në burg për dhunën ndaj të miturit dhe aktualisht përballet me dy akuza, duke rrezikuar dënim me burg.















