Avionë me drogë mbi Kavajë.
Ky është denoncimi që vjen sot nga një qytetar, raporton portali “Jeta Osh Qef”, teksa përcjell edhe videon e mëposhtme.
“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Kjo “mushkonjë” ka pothuajse gjithë pasditen që qarkullon mbi fshatrat e Kavajas”, është mesazhi që ka dërguar qytetari, sipas portalit.
“Sipas raportuesit, ka mundësi që avioni të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. Nuk është hera e parë që në vendin tonë shihen të tillë avionë të dyshimtë, prandaj dhe qytetarët janë bërë mosbesues kur Kryeministri deklaron se avionët përdoren për të eliminuar mushkonjat”, shkruan portali.















