Gjatë jetës së tij mund të ketë parë shumë interpretime të një prej valleve më të bukura të Shqipërisë, “Valles së Tropojës”.
Por imagjinata e ish-kryeministrit Sali Berisha vështirë se do të mund të kishte shkuar deri aty, sa të mendonte se këtë valle do ta luanin për të afrikanët.
Ndërsa ishte i ftuar tek emisioni “E diela Shqiptare” një grup fëmijësh valltarë nga Senegali, suprizuan ish-kryeministrin.
Grupi i valltarëve të vegjël gjenden në Shqipëri në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, që mblodhi në Tiranë qindra fëmijë nga dhjetëra vende të botës.















