18 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur gjatë orëve të vona të së mërkurës në Brazil.
Autobusi me studentë, u përmbys rreth orës 23.40 me orën lokale përgjatë rrugës Mogi-Bertioga në San Paolo.
Sipas hetuesve, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë dhe përfundoi në jashtë rruge.
Është shumë herët të thuhet nëse aksidenti u shkaktua nga një dështim mekanik apo shpejtësia e tepruar, tha për mediat oficeri i policisë Fabio Pierre.
Pesëmbëdhjetë persona mbetën të vdekur në vend, duke përfshirë edhe shoferin e autobusit. Ndërsa, tre të tjerë humbën jetën në spital, raporton Euronews, duke cituar burime nga forcat zjarrfikëse.
Viktimat janë më së shumti studentë.















